Ballina Aktualitet Më shumë gjoba se zgjidhje? 37 milion lekë të vjetra nga xhepat...

Më shumë gjoba se zgjidhje? 37 milion lekë të vjetra nga xhepat e shkodranëve për një Korrik të “Disiplinuar”

Jo pak por 37 milion leke te vjetra ne 1 muaj ka arketuar bashkia Shkoder nga gjobat qe policia bashkiake ka vendosur ndaj qytetareve. Rezultatet e aksionit te muajit korrik i beri publike kryebashkiaku Benet Beci i cili ne rrjetin social shkruan:

Muaji korrik ka qenë intensiv për strukturat tona në terren, me rezultate të prekshme në shërbim të qytetarëve:

🔹 Janë liruar hapësirat publike në 10 akse kryesore të qytetit, duke krijuar më shumë hapësira të aksesueshme për komunitetin.

🔹 185 telefonata të qytetarëve janë trajtuar dhe zgjidhur nga Salla e Komandimit, një dëshmi e komunikimit të drejtpërdrejtë dhe efikas.

🔹 Janë përpiluar 317 akte konstatimi dhe janë vendosur 3,012 masa administrative, prej të cilave:

• 81 për kontrollin e territorit

• 2,031 për shkelje në qarkullim

▶️ Vlera e përgjithshme e masave të vendosura arrin në 3,717,000 lekë.

Ky është angazhimi ynë i përditshëm për një qytet më të rregullt, më të sigurt dhe më të jetueshëm për të gjithë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks