Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasin A. P., 31 vjeç, banues në fshatin Bleran, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur motren e tij. Punohet për kapjen e 31-vjeçarit, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. H., 57 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Ç., 60 vjeç, pasi ka kallëzuar një 31-vjeçare, se ka kryer veprime të turpshme, në prezencë të saj.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, për njoftim të fakteve, në lidhje me aksidentet e djeshme, në akset:
-“Shkodër– Velipojë”, ku motomjeti që drejtonte shtetasi L. H., u përplas me furgonin që drejtonte shtetasi E. H.. Nga aksidenti u dëmtua lehtë, drejtuesi i motomjetit, i cili pasi mori asistencën mjekësore, u largua në banesë;
-“Shkodër- Hani Hotit”, ku automjeti që drejtonte shtetasi N. Gj., 42 vjeç, u përplas me automjetin që drejtonte shtetasi G. K., 55 vjeç.. Nga aksidenti pati vetëm dëme materiale.
Më datë 03.08.2025, kallëzoi shtetasi R. P., 29 vjeç, banues në fshatin Selcë, se i kanë vjedhur automjetin e parkuar në oborrin e banesës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.