Këtë të hënë është hedhur edhe shorti i turit të 3-të të Conference League. Skuadrat shqiptare kanë mësuar edhe kundërshtarët e mundshëm, nëse avancojnë më tej në këtë kompeticion.

Nëse Egnatian kalon pengesën e Dinamos së Minskut, kampionët e Shqipërisë do të përballen me fituesin e Olimpija Ljubjana/Inter Escaldes.

Vllaznia, në rast se eleminon Vikingurin, do sfidojë fituesin e Havnar Bóltfelag- Brondby. Një short mjaft i vështirë për shkodranët, me këta të fundit që gjithsesi do tentojnë të ngjisin këtë “malore”.

Dinamo, e cila është favorite për të triumfuar ndaj modestëve të Atletic Descaldes, do të masë forcat me fituesin e Zire-Hajduk Split.

Shorti:

Olimpija Ljubjana (Sllovenia)/Inter Escaldes (Andorra) vs Dinamo Minsk/Egnatia

Vllaznia-Vikingur vs H.Bol Tfelag (Ishujt Faroe)-Brondby (Danimarkë)

Zire (Azerbajxhan)-Hajduk Split (Kroaci) vsAtletik Eskaldes-Dinamo

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu