Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë i ka dërguar një shkresë zyrtare Ministrisë së Brendshme dhe partive politike në vend për zgjedhjet lokale t ë14 majit.
Në shkresë thuhet se është konstatuar se ka zgjedhës që banojnë në të njëjtën banesë, por që nuk janë në të njëjtën listë votimi.
Për të shmangur këtë anomali, KQZ rekomandon që ministri i Brendshëm në hartimin e listës së zgjedhësve të me mbi 1000 zgjedhës, të shtohet edhe kriteri që këta persona të mos votojnë në lista të ndryshme.
KQZ po ashtu thekson se për shkak të një fenomeni të tillë janë së paku 15% e zgjedhësve në prag vendi që preken, ku si shembull në Tiranë është rreth 31%.
KQZ sqaron se zgjedhësit do tu ndryshohet qendra e votimi, por jo zona e qendrës së votimit, ku zgjedhësi do të votojë në të njëjtën godinë, por në një kat ose dhomë të ndryshme të QV-së.






