Vllaznia po luan ndeshjen e kthimit përballë ekipit letonez të Dugavpils, ku kërkon përmbysjen e ndeshjes së parë, në të cilën shkodranët humbën 0-1.

Në takimin që po zhvillohet në Riga, kuqeblutë e Martinit e nisën mjaft mirë duelin duke kaluar në avantazh në minutën e 22’ me Mensah.

Gjithsesi, në harkun kohor të dy minutave, vendasit përmbysën çdo gjë.

Gjithsesi, shkodranët nuk u dorëzuan dhe në fundin e pjesës së parë barazuan me Yagon.

Tashmë, Vllaznisë i duhet dhe një gol për ta çuar sfidën në shtesë, ndërsa dy të tjerë për të plotësuar përmbysjen e madhe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu