Kryetari i PD, Sali Berisha doli sërish kundër aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Gjatë një komunikimi me gazetarët, Berisha vuri në dukje se asnjë prej ndërtesave që u prishën nuk ishte në zonën e mbrojtur të Parkut Kombëtar të Thethit.
“Asnjë ndërtesë nuk është në zonën e mbrojtur, të gjitha ndërtimet janë në zonat urbane. Po, Thethi është Park Kombëtar, por Thethi ka një zonë urbane ku ndërtohet. Asnjë ndërtim në tokë publike, as edhe në tokën e tjetrit, të gjitha në tokën e vet”, tha Berisha.
Sipas Berishës, aksioni në Theth u zhvillua pas zgjedhjeve në shenjë hakmarrjeje pasi në këtë zonë fito PD më 11 maj.
“PD në këtë qendër ka marrë 95 vota dhe PS 82 vota. Pra, nuk kanë votuar PS-në, kanë votuar PD-në dhe kjo është hakmarrja primitive, kriminale e Edi Ramës ndaj tyre”, tha kreu i PD-së.
Berisha ka kritikuar edhe “Paketën e Maleve” nëpërmjet së cilës, sipas tij, kryeministri i jep të drejtë vetes të marë pronën e të tjerëve dhe t’ia japë atij që dëshiron.