Talljet nuk ndalen/ Pasi u dorëhoqën “ata që nuk e deshën Shkodrën”, kryebashkiaku Beci ftesë për ata që …
Loja e nisur me doreheqje te kerkuara publikisht, ngrirje e shkrije ne pozicionet e pushtetit vendor, po merr forma edhe me groteske. Bashkia Shkoder pasi njoftoi doreheqjet e dorezuara nga administratoret vendore, ndermerr hapin e radhes. Kete here kryebashkiaku Benet Beci fton te aplikojne ato qe e duan Shkodren, pasi ata qe ishin e u dorehoqen dhe ata qe kane mbetur, sic duket nuk e duan Shkodren. Ose te pakten kete le te kuptohet qytetari i pare i Shkodres!
Statusi i Benet Becit:
Bashkia Shkodër fton të gjithë profesionistët të bëhen pjesë e administratës vendore. Të gjithë ata që besojnë se mund të japin kontributin e tyre për të ndërtuar së bashku qytetin tonë, njësitë administrative dhe të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër, janë të ftuar të bëhen pjesë e një procedure të thjeshtë dhe të shpejtë:
📧 Dërgoni një email me CV-në tuaj në adresën [email protected]
Ose, mund të aplikoni për një pozicion konkret, në vendet vakante që janë të hapura për të gjithë në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër: www.bashkiashkoder.gov.al
Sot, dyert e Bashkisë Shkodër janë të hapura për të gjithë, për arkitektë, inxhinierë, ekonomistë, juristë, zjarrfikës apo efektivë të Policisë Bashkiake.
“Bashkia e hapur për profesionistët dhe për të gjithë ata që e duan Shkodrën.”