Pas takimit të zhvilluar ditën e djeshme në Vlorë, Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë e Partisë Socialiste të gjithë kandidatët për deputetë, të listës të hapur dhe të mbyllur që në 11 maj garuan nën siglën e PS.
Newspower.al meson se temë e diskutimit ka qenë evidentimit të problematikat me të cilat përballen qytetarët.

Kreu i PS Edi Rama ka theksuar se deputetët duhet të zbresin në terren për evidentimin e problematikave, si dhe janë ngritur disa grupe pune për fushat: Hapësirat publike, shërbimet, parkimi, lejet e ndërtimit.
Kryesocialisti ka lënë porosi që kandidatët dhe deputetët do të kontaktojnë me qytetarët. Brenda 2 javësh do të krijohet një raport për t’i depozituar më pas në Bashki.
Sipas Ramës ministrat të gatshëm për të ndihmuar dhe dhënë zgjidhje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu