Skuadrat shqiptare vijojnë përgatitjet intensive në prag të sfidave europiane, por rezultatet në miqësoret e fundit kanë ngritur shqetësime për formën aktuale të ekipeve.

Vllaznia u mposht thellë nga Olimpija Ljubljana me rezultatin 4-0, në një ndeshje ku shkodranët u dominuan nga minuta e parë deri në të fundit. Skuadra sllovene shënoi nga dy gola në secilën pjesë, duke përfituar edhe nga fakti që kuqeblutë luajtën me një lojtar më pak për më shumë se 30 minuta, pas ndëshkimit me karton të kuq të Artan Jazxhi për një faull të rëndë në mesfushë. Ky ishte testi i tretë për Vllazninë në tokën sllovene, pas humbjes 5-3 ndaj Koper dhe fitores minimale 1-0 kundër UTA Arad të Rumanisë.

Kuqeblutë ndodhen prej disa ditësh ndërkohë në Slloveni ku u zhvendosën për fazën përgatitore. Tashmë fokusi do kalojë te ndeshja me Daugavpils në Ligën e Konferencës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu