Një aksident i rëndë me bilanc një të vdekur dhe 3 të plagosur ka ndodhur mesditën e sotme në Fushë-Krujë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Borizanës. Dy automjete tip “Mercedes” janë përplasur e për pasojë është regjistruar bilanci tragjik. Viktime ka mbetur pasagjerja Bedrie Saja, të plagosur dy shoferët dhe një pasagjer. Nga hetimet paraprake të kryera nga Policia Rrugore në vendngjarje, rezulton se Malvina Kani është drejtuesja e njërit prej mjeteve, e cila është përplasur në dinamikë ende të paqartë me mjetin tjetër që drejtohej nga Idriz Saja, me të cilin udhëtonin dhe Lindita Saja dhe Bedrie Saja.