Autoriteti Rrugor Shqiptar do të ndërhyjë në akset rrugore në tre rajone në vend në funksion të përmirësimit të sinjalistikës dhe rritjen e sigurisë. Tre procedura prokurimi me një fond limit total prej 587 milionë lekësh apo rreth 5.8 milionë euro parashikojnë ndërhyrje specifike.

Konkretisht bëhet fjalë për tre lote:  “Përmirësimi i sinjalistikës horizontale, vertikale dhe pajisjeve të sigurisë rrugore në akset e Rajonit Verior Shkodër Loti 1 (2025)” me fond limit 196 milionë lekë, “Përmirësimi i sinjalistikës horizontale, vertikale dhe pajisjeve të sigurisë rrugore në akset e Rajonit Qendër Perëndim (Tiranë) loti 2 (2025)” me fond limit 183.3 milionë lekë dhe  “Përmirësim i sinjalistikës horizontale, vertikale dhe pajisjeve të sigurisë rrugore në akset e Rajonit Jugor Gjirokastër, loti 3 (2025)” me fond limit 207 milionë lekë.

Ndërhyrjet në Veri

Janë disa akse ku synohet të ndërhyhet në zonën e Veriut ë ë tilla si : Përmirësimi i Sinjalistikës Vertikale në Segmentin Rrugor Milot-Hani i Hotit ( SH 1 ) 79 km. · Zëvendësimi, plotësimi dhe saktësimi i sinjalistikës vertikale. II. Përmirësimi i Sinjalistikës Horizontale në Segmentin Rrugor Milot – Lezhë – Shkodër ( SH 1 ) 47 km. · Rifreskimi i vijëzimit anësor dhe vijave të mesit si dhe ishujve te trafikut e shigjetave. III. Përmirësimi i Sinjalistikës Vertikale në Segmentin Rrugor Qafe Mali – Fierze ( SH 22 ) 57 km. ·

Zëvendësim, plotësimi dhe saktësimi i sinjalistikës vertikale. IV. Përmirësimi i Sinjalistikës Vertikale dhe Horizontale Qafe Bualli – Ura e Cerenecit ( SH 6 ) 21 km. · Zëvendësim, plotësimi dhe saktësimi i Sinjalistikës Vertikale.

Ndërhyrjet në rajonin Qendër Perëndim

Segmentet rrugore të cilët do t’i nënshtrohen përmirësimit të sinjalistikës horizontale, vertikale si dhe të sigurisë rrugore ndodhen në Rajonin Qendër Perëndim dhe përshkojnë disa rrethe të këtij Rajoni. Ato janë pjesë e Rrjetit Rrugor Kombëtar që administrohen nga ARRSH. Segmente ku do të ndërhyhet: 1. Bishti i Zhurit – Elbasan (Papër) (SH 7) 31.40 km; 2. Cerrik – Belsh (SH 58) 10.40 km; 3. Belsh – Kosovë e Vogël (SH 68) 15.90 km; 4. Fier Shegan – Kozarë (Murriz) 6.60 km; 5. City Park – Durrës (SH 2) 21.50 km; Riparimi i Fugave të Urave: 1. Banjë – Gramsh (SH 59) 17.20 km; 2. Bishti i Zhurit – Elbasan (Papër) (SH 7) 31.40 km; 3. Ura e Dajlanit, Mbikalimi Plepa

Ndërhyrje në rajonin Jugor

Segmentet rrugore të cilët do t’i nënshtrohen përmirësimit të sinjalistikës horizontale, vertikale si dhe të sigurisë rrugore ndodhen në Rajonin Jugor dhe përshkojnë disa rrethe të këtij Rajoni. Ato janë pjesë e Rrjetit Rrugor Kombëtar që administrohen nga ARRSH. Segmente ku mendohet të ndërhyhet: 1. Tepelenë – Gusmar – Kuç 35 km; 2. Qeparo – Ura e Laskos (Kuç) (SH 76) 17 km; 3. Ura e Leklit – Këlcyrë – Përmet (SH 75) 35km; 4. K/Bylis – K/Segmentit Ballsh – Fratar (Qafa e Kashit) 4.30 km; 5. Jeta e Re – Kosovë e Vogël (SH 68) 4.40 km; 6. Qeparo – ShënVasil (SH 8) 25.40 km 7. Levan – Kufi Mallakastër (SH 4) 42.80 km; Ndriçimi: · Qeparo – Ura e Laskos (Kuç), 1 kryqëzim; · Lushnje – Fier Shegan, në kryqëzimin Jeta e Re, 1 kryqëzim; · Levan – Kufi Mallakastër, 11 kryqëzime; Riparimi i Fugave të Urave: · Ura e Bënçës / monitor.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu