Kryeministri Edi Rama ka postuar këtë të shtunë në rrjetet sociale, pamje nga faza e dytë e ndërhyrjes përgjatë shtratit të lumit Buna, në zonën e Dajlanit, Shkodër, me qëllim për të liruar hapësirat që pengojnë rrjedhën natyrore të lumit.
“MIRËMËNGJES
dhe me fazën e dytë të ndërhyrjes përgjatë shtratit të lumit Buna, në zonën e Dajlanit, Shkodër, ku puna vijon edhe për të liruar hapësirat që pengojnë rrjedhën natyrore të lumit, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.