Ndryshe nga homologët e tij që mbajnë qëndrime publike e madje nuk kanë hezituar të përfshihen edhe në çeshtje të brendshme të Shqipërisë, kreu i misionit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Vincenso Del Monaco ka mbajtur një profil krejt tjetër. Këtë gjë e shfaqi edhe në ditën e fundit të detyrës së tij në vendin tonë, ku ritheksoi faktin se këtu ai është një mik dhe vëzhgues i mirë, por shqiptarët i dijnë më mirë nevojat e tyre raporton newspower.al.
Vinceso Del Monaco, ambasador i OSBE
“Ju falenderoj ju dhe kolegët e medias për gjithë vemendjen që na keni dhënë dhe na jepni, por mendoj se shqiptarët nuk kanë nevojë që ambasadorët të japin mesazhe, pasi shqiptarët i dijnë mirë nevojat e tyre, cfarë duan dhe cfarë kërkojnë në të ardhmen. Unë këtu jam mik dhe vëzhgues i vemendshëm. Besoj tek profesionalizmi dhe aftësia e KQZ, pra e komisionerit”.
Në 14 Maj 2023 shqiptarët do t’i drejtohen sërish kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e rinj vendor. Ambasadori Del Monaco beson se porositë e dhëna nga raportet e OSBE/ODHIR do të gjejnë zbatim, citon newspower.al..
Vinceso Del Monaco, ambasador i OSBE
“Ka disa rekomandime tek raporti i ODHIR dhe ju e keni vënë re që disa prej tyre janë trajtuar. Dihen cilat janë. Një pjesë i takojnë KQZ, të tjera kanë frymë politike. Kam vlerësuar vullnetin politik dhe teknik për ti trajtuar ato nga i gjithë spektri politik dhe KQZ. Kam besim se do të bëhet puna e nevojshme përpara se të vijnë zgjedhjet e ardhshme. Eshtë një temë që nuk trajtohet në raport, votimi jashtë vendit, ku morëm një nisëm të vecantë me aktorët e përfshirë, KQZ dhe partitë politike”.
“Kjo është një pyetje e pamundur ti përgjigjem sepse nevojitet të qendroj edhe 1 muaj këtu që ti përgjigjem. Në fakt këtë pyetje do jua kthej mbrapsht, sepse nëse ne kemi arritur të bëjmë dicka të dobishme, jeni ju që duhet të na e thoni. Nga ana ime mund të them, se nga ajo që shoh, kemi bërë disa gjëra kuptimplota, si psh: çuarja përpara e partneritetit me kuvendit, gjykatën kushtetuese, shoqërinë civile. Javën e shkuar na u thanë fjalë të ngrohta nga gjykata kushtetuese dhe ministrja juaj e jashtme. Ama sic e thashë dhe më parë, dua të dëgjoj prej shqiptarëve të zakonshëm, çfarë mendojnë për punën tonë. Jam vazhdimisht person pozitiv dhe i zhgënjyer.Sepse kur shoh potencialin që keni dhe pozitivitetin, ndjehem fajtor se mund të kisha bërë më shumë. Asnjëherë nuk mjafton ajo që kemi bërë. Qytetarët kanë pritshmëri të mëdha dhe kjo bën që për ne të ketë gjithnjë e më shumë vend që ti bëjmë gjërat më mirë. Çdo vend, duke nisur edhe nga vendi im, ka për të përmirësuar dhe ajo ndodh cdo ditë në të gjithë sektorët. Në cdo vend ne punojmë që programet të shkojnë përpara. Nuk ka të bëjë se a kemi investuar ne 100% energji në një fushë të caktuar. Mandati ynë është i gjërë dhe do të duhej të ishim shumë më shumë sesa jemi si kapacitete njerzore”.
Eshtë i kënaqur nga puna e bërë dhe thotë se vendi ynë ka potenciale të mëdha që duhen shfrytëzuar, duke mos qënë asnjëherë të vetëkënaqur me atë që është arritur. Ambasadorin Vincenso Del Monaco raporton newspower.al. zgjodhi qytetin e Shkodrës për ta përmbyllur detyrën e tij në Shqipëri, ku u takua me kryetarin e bashkisë Bardh Spahia dhe aktor të shoqërisë civile, me të cilët diskutoi mbi sfidat mjedisore, ndotja dhe qeverisja si dhe sfidat e qeverisjes lokale e qëndrore mbi mjedisin dhe proçesi i integrimit europian.






