Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka prezantuar projektin për ngritjen e Qendrës Rajonale të Emergjencave Civile në qarkun e Shkodrës. Kjo qendër do të shërbejë si pikë koordinimi për reagim të shpejtë dhe efikas në rast fatkeqësish natyrore apo emergjencash të tjera.
Gjatë takimeve me drejtues vendorë, ministri Vengu theksoi rëndësinë e përforcimit të kapaciteteve të reagimit në zonat e thella të qarkut dhe rritjen e sigurisë për komunitetin. Ai nënvizoi angazhimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për ndërtimin e një sistemi funksional dhe të qëndrueshëm të reagimit emergjent, si në nivel lokal ashtu edhe kombëtar.
Gjatë muajve të verës shqetësimi kryesor janë zjarret, të cilat kërcënojnë një pjesë të madhe të zonave të mbrojtura.