Vllaznia ka luajtur miqësoren e parë të vërtetë si pjesë të përgatitjeve për pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës. Dhe kundërshtari ka qenë po një skuadër e cila merr pjesë në të njëjtin turne, Deçiq i Tuzit.
Në ndeshjen e zhvilluar pikërisht në Tuz, shkodranët janë mundur me shifrat 1-0. Trajneri Martini e ka nisur ndeshjen me Qarrin ne porte, per te vazhduar me Pusin, Jazxhi e Bajramin ne mbrojtje ndersa mesfusha ka qene e perbere nga Kruja, Hakaj, Krymi, Sala, ndersa ne sulm kane luajtur Delaj, Dodaj e Balaj.
Në të dytën, Martini bëri zëvendësime duke aktivizuar edhe lojtarët e tjere. Por në momentin më të mirë të shkodranëve, erdhi goli i Deçiçit, që rezistoi deri në fund të sfidës, për të shënuar kësisoj suksesin minimal të skuadrës vendase.
Skuadra shkodrane ka ne plan te zhvilloje edhe nje ndeshje miqesore diten e shtune para se te niset pastaj per fazen pergatitore jashte vendit e cila me shume mundesi do te zhvillohet ne Slloveni.
Pavaresisht kesaj humbje trajneri i ekipit shkodran Edi Martini per mediat pas ndeshjes eshte shprehur shume i kenaqur me paraqitjen e lojtareve te tij.
“Djemte kane bere nje superndeshje sot dhe me thane te drejten nuk e kam prit nje paraqitje te tille pavaresisht se disa lojtare nuk kane gjendjen e tyre optimale. E alternova formacionin dhe lojtaret u pergjigjen shume mire sidomos me ndryshimin e skemes sepse luajtem ne presing dhe e dominuam totalisht ndeshjen dhe mendoj se rezultati nuk ka fare rendesi ne kete rast.
Te dyja pjeset e lojes kane te mirat e veta. E para ishte ashtu si une e kisha kerkuar, ne menyren me perfekte te mundshme. Edhe e dyta ishte e mire pavaresisht se i leshuam terren vete kundershtarit sepse donim ta godisnim me kundersulm. E perseris jam i kenaqur dhe vetem disa lojtare duhet te rrisin formen e tyre, por me 90 per qind te grupit jam mese i kenaqur.
Mund te them se aktualisht askush nuk e ka vendin e sigurte ne formacion dhe kur te vijne dita e ndeshjes, do te luajne ato lojtare qe do te kene gjendjen me te mire. Synimi jone i momentit eshte te kalojme turin e pare ne Europe dhe prandaj duam t’i kemi lojtaret ne gjendje sa me te mire”- eshte shprehur ai.