Në kryeqendrën e veriut vijon dita e dytë e përplasjes mes Klubit të Futbollit Vllaznia dhe Bashkisë së Shkodrës. Koncerti recital i Bujar Qamilit i cili është planifikuar për në datën 21 qershor në stadiumin “Loro Boriçi” me mbështetjen e bashkisë, ka bërë që KF Vllaznia të dalë kundër me argumentin se ndryshohet destinacioni i përcaktuar për impiantin ku zhvillohen vetëm aktivitete sportive, gjë që mund të sjellë moslicensimin e tij nga UEFA për ndeshjet evropiane të klubit të futbollit.

𝐃𝐄𝐊𝐋𝐀𝐑𝐀𝐓𝐄 𝐏𝐄𝐑 𝐒𝐇𝐓𝐘𝐏
Klubi i Futbollit Vllaznia konstaton me shqetësim sjelljen aspak dashamirëse të Bashkisë Shkodër ndaj zhvillimit të futbollit ku me veprimet e saj të cilat kulmuan së fundmi me organizimin e një aktiviteti të pakuptimtë që ka sjell indinjate, zemërim tek tifozët shkodran dhe faktkeqësisht duke i ndarë qytetarët shkodranë në opinione dhe mendime të ndryshme!
Publikimi i njoftimit për koncert recital nga kryetari Bashkisë Shkodër dhe një deklaratë për shtyp nga ky institucion në orën 22.00 të mbrëmjes së djeshme, janë sjellje të denja më tepër për një subjekt privat sesa të një organi publik dhe mbulon më tepër me mister në lidhje me arsyet që e shtyjnë në emergjencë dhe me çdo kusht Bashkinë Shkodër në këtë aktivitet të paligjshëm në dëm të futbollit!
Përsa më sipër, larg retorikave boshe ku nuk citoni në asnjë deklaratë asnjë reference ligjore dhe për transparencë dhe informim me publikun i kërkojmë Bashkisë Shkodër t’i tregojë qytetarëve shkodranë:
1) Sa është fondi i aprovuar nga Bashkia Shkodër dhe procedura e realizuar për shpenzimin e fondit të akorduar për organizimin e koncertit recital të planifikuar?
2) Cila është data dhe numri i Vendimit të Këshillit Bashkiak që ndryshon destinacionin e përdorimit të stadiumit për aktivitete sportive sipas VKM 421, datë VKM nr.421 datë 2 Qershor 2010 për “Përdorim dhe administrim nga Bashkia Shkoder për aktivitete sportive“ në “Perdorim për koncerte dhe orkestra frymore“???
3) Cila është data dhe numri i Vendimit të Këshillit Bashkiak që autorizon Bashkinë Shkodër të japë pa pagesë stadiumin “Loro Boriçi” për këtë aktivitet artistik???
Duke mbetur në pritje të përgjigjes tuaj publike përballë qytetarëve, jemi të vendosur të parandalojmë këtë paligjshmëri me çdo mjet ligjor!
𝐊𝐋𝐔𝐁𝐈 𝐈 𝐅𝐔𝐓𝐁𝐎𝐋𝐋𝐈𝐓 𝐕𝐋𝐋𝐀𝐙𝐍𝐈𝐀

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu