Ballina Aktualitet “Fshehja” e hetimit të Benet Becit, Bardh Spahia: Shkodra duhet t’i rikthehet...

“Fshehja” e hetimit të Benet Becit, Bardh Spahia: Shkodra duhet t’i rikthehet qytetarëve, larg hajnisë e krimit

Pas daljes së dokumentit kur rezulton se Bent Beci ishte nën procedim penal nga SPAK-u tre javë para zgjedhjeve të 11 majit, por lajmi “u fsheh” sipas opozitës, “për t’i dhënë kohë të ndikojë në farsën elektorale”, ka reaguar ish-kryebashkiaku i Shkodrës, aktualisht deputet i zgjedhur nga lista e hapur e Partisë Demokratike, Bardh Spahia.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Spahia thotë se Beci është kurbani i radhës, por mesa duket me datë skadence pas datës 11. Ai bën thirrje gjithashtu për rikthimin e Shkodrës qytetarëve të saj.

REAGIMI I BARDH SPAHISË:

Procedimi penal për korrupsion nr. 196. Kurbani i radhës: mish beci. Me sa duket Benet Beci paska qenë mbetje e riciklueshme me datë skadence 11 maj. Shkodra duhet ti rikthehet qytetarëve, larg hajnisë dhe krimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks