Ballina Sport Tirana përgatitet për sfidën me Serbinë, nis çmontimi i bizneseve në zonën...

Tirana përgatitet për sfidën me Serbinë, nis çmontimi i bizneseve në zonën e stadiumit “Arena Kombëtare”

Tirana po përgatitet për ndeshjen e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila do të luhet të shtunën e 7 qershorit, ora 20:45.

Ndërkohë, ka nisur çmontimi i bizneseve në zonën e stadiumit “Arena Kombëtare”, aty ku do të luhet ky takim.

Kjo është hera e dytë që diçka e tillë ndodh për një ndeshje futbolli, pas finales së Conference League në vitin 2022.

UEFA dhe policia këtë ndeshje e konsiderojnë të një rrezikshmërie shumë të lartë edhe pse nuk do të ketë tifozë udhëtues.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks