Edi Martini do të jetë “timonieri” i ri i skuadrës së Vllaznisë. Lajmin e ka bërë publik vetë klubi që shkruan:

𝐊𝐎𝐌𝐔𝐍𝐈𝐊𝐀𝐓𝐄̈ 𝐏𝐄̈𝐑 𝐒𝐇𝐓𝐘𝐏
𝐊𝐅 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐛𝐞̈𝐧 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐬𝐞 𝐤𝐚 𝐚𝐫𝐫𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐚𝐤𝐨𝐫𝐝𝐢𝐧 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐧𝐠𝐚 𝐞𝐦𝐫𝐚𝐭 𝐞 𝐧𝐣𝐨𝐡𝐮𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐮𝐭𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐭 𝐒𝐡𝐤𝐨𝐝𝐫𝐚𝐧, 𝐩𝐢𝐤𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐳. 𝐄𝐝𝐢 𝐌𝐚𝐫𝐭𝐢𝐧𝐢, 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐪𝐞𝐧𝐞̈ 𝐚𝐢 𝐭𝐫𝐚𝐣𝐧𝐞𝐫𝐢 𝐢 𝐫𝐢 𝐢 𝐬𝐤𝐮𝐚𝐝𝐫𝐞̈𝐬 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐞𝐳𝐨𝐧𝐢𝐧 𝟐𝟎𝟐𝟓-𝟐𝟎𝟐𝟔.
𝐌𝐢𝐫𝐞̈ 𝐬𝐞 𝐮 𝐫𝐢𝐤𝐭𝐡𝐞𝐯𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐭𝐞̈𝐩𝐢! #𝐞𝐝𝐢𝐦𝐚𝐫𝐭𝐢𝐧𝐢

 

Klubi shkodran i futbollit nuk ia doli të merrte trofeun e Superligës në Shkodër pas 24 vitesh, duke u mposhtur 4-0 në finalen e sezonit nga Egnatia.Në të tilla kushte, vetëm 24 orë pas dështimit, drejtuesit e Vllaznisë nuk rinovuan kontratën me trajnerin Thomas Brdaric dhe Drejtorin Sportiv, Tefik Osmani. 50-vjeçari Edi Martini rikthehet të drejtoje skuadrën pas 15 vitesh, pasi e ka bërë diçka të tillë kur ishte vetëm 35 vjeç. Martini është i njohur për pesë aventurat në stolin e Teutës, ku në drejtimin e tij durrsakët fituan Superligën (2020-21), Kupën e Shqipërisë (2019-20) dhe Superkupën (2020-21).

Vllaznia do te nis punën pasi përpara janë kualifikueset e Conference League.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu