Ka përfunduar numërimi i kutive në rang kombëtar, dhe janë numëruar 81614 nga 194889 zarfe që janë në total, ndërsa tashmë është edhe një panoramë më e qartë e asaj se si do të duket Kuvendi i ri dhe deputetët që do të na përfaqësojnë në legjislaturën e ardhshme.
Deri tani, Partia Socialiste ka siguruar 83 mandate, prej tyre 46 deputetë dalin nga lista e mbyllur dhe 37 nga lista e hapur.
Ndërkohë Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 50 mandate, prej tyre 43 nga listat e sigurta dhe 7 nga listat e hapura.
Shtatë mandatet e mbetura ndahen mes partive të tjera, përkatësisht PSD 3 mandate, Partia Mundësia 2 mandate, Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat dhe një mandat shkon për Lëvizja Bashkë.
Numërimi i votave të diasporës gjithsesi mund të sjellë ndryshime në qarqe të caktuara, por trendi i deritanishëm paralajmëron ndikim minimalist në ndarjen e mandateve.