Ballina Sport “Mbretëron” Egnatia, rrogozhinasit fitojnë titullin kampion, te Vllaznia duhet të presin përsëri

“Mbretëron” Egnatia, rrogozhinasit fitojnë titullin kampion, te Vllaznia duhet të presin përsëri

Egnatia është fituese e Superiores për këtë sezon. Rrogozhinasit mbrojnë titullin kampion, teksa mundën në finalen e “Final Four” ekipin e Vllaznisë me shifrat 0-4.

Në minutën e gjashtë, Bakayoko lëvizi mjaft mirë në zonë dhe shërbeu për Lushkjan, i cili nga fare pranë dërgoi topin në rrjetë.

Të besuarit e Tetovës e nisën pjesën e dytë “zjarr” dhe dyfishuan shifrat. Regi Lushkja realizoi sërish, duke kompletuar dopietën me një gol me kokë.

Goli që i dha goditjen përfundimtare Vllaznisë ishte ai i Melos në minutat e fundit. Deri në fund pati kohë edhe për një gol të Ujkës

Egnatia feston kështu titullin për këtë sezon, një sukses i merituar.

Në krahun tjetër, te Vllaznia duhet të presin përsëri për të rikthyer titullin në Shkodër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks