Luçiano Boçi ka denoncuar shkeljet e drejtuesit politik Benet Beci. Ne rrjetin social ai shkruan:
Një tjetër akt prej shantazhuesi i një njëriu që me paçavuret e zyrës së tij, kërkon të ushtrojë presion ndaj administratës së tij.
Benet, kjo është fytyra jote e vërtetë. Hakmarrja. Presioni. Frika.
Ky është presioni i radhës ndaj një tjetër komisioneri të Partisë Demokratike. Vetëm e vetëm sepse nuk mendon si Beneti.
Ajo çfarë ty të frikëson Benet, ne na bën më të fortë: liria! Lirinë që ti e ke dorëzuar për pazar. Edhe pse një fotokopje e shëmtuar e Edi Ramës, shefit të shpirtit tënd të kapur, më 11 Maj do të mbetesh një mini-diktator në tentativë.
Hiq dorë Benet.
Të Dielen, do ta marrësh përgjigjen edhe nga administrata jote që e shantazhon. Shkodranët tashma të njohin “si paren e kuqe”.