Ballina Politike Bardh Spahia: Me 11 Maj do të jetë një fillim i ri...

Bardh Spahia: Me 11 Maj do të jetë një fillim i ri për Shkodrën e Shqipërinë, fillim i shpresës!

Përtej dhunës e presionit, shkodranët kanë zgjedhur të mos përkulen, por të mbrojnë parimet e vlerat, duke mbështetur partinë demokratike për zgjedhjet e 11 Majit. Dëshmi e frymës së fitores ishte edhe takimi në rajonin nr.3, ku kandidati demokrat Bardh Spahia u prit nga banorë të shumtë të kësaj zone.

Me 11 Maj do të jetë një fillim i ri për Shkodrën e Shqipërinë, fillim i shpresës tha në fjalën e tij kandidati Spahia, duke i ftuar qytetarët masivisht të votojnë nr.1, edhe ata socialistë të zhgënjyer nga keqqeverisja 12 vjecare e Edi Ramës.

4 ditët e mbetura deri në zgjedhjet e së dielës të 11 Majit, duhet të na shërbejnë për të punuar edhe më shumë me cdo qytetarë, që ti drejtohen kutive të votimit duke mbështetur programin e PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, ishte ftesa që ju bëri kandidati Bardh Spahia të pranishëmve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks