Kjo është shtëpia që po ndërtohet përmes bamirësisë së fshatarëve për tre fëmijë jetim në Bërdicë të Shkodrës por bashkia Shkodër ka vendosur një gjobë dhe ka dërguar për procedim në polici për ndërtim të paligjshëm.

Një vit më parë tre fëmijët e mitur të moshës 8, 5 dhe 1 vjeç humbën babain e tyre pas një ataku kardiak që i ati pësoi. Në kushte të vështira ekonomike, banorë të zonës dhe Këshilli i xhamisë mblodhën disa fonde për ndërtimin e shtëpisë së re në mënyrë që nëna dhe 3 të vegjlit e saj të kenë një strehë. Teksa shtëpia po ndërtohet, bashkia Shkodër nisi procedimin dhe vendosjen e gjobës. Pas ndalimit të punimeve, banorët kërkojnë që bashkia Shkodër të tërhiqet nga ky vendim i padrejtë ndaj familjes Alijahaj.

Banorët që kontribuan në këtë vepër bamirësie për ndërtimin e shtëpisë në fshatin Trush të Bërdicës në Shkodër janë të vendosur që ta ndjekin këtë çështje deri në fund edhe përmes protestave deri në ndërtimin e plotë të banesës për familjen Alijahaj me tre fëmijët e mitur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu