Vatikani ka mbyllur Kapelën Sistine, ku kardinalët do të mblidhen për konklavën për të zgjedhur Papën e ardhshme pas vdekjes së Papa Françeskut më 21 prill në moshën 88-vjeçare.
Françesku u varros të shtunën pas një funerali në Sheshin e Shën Pjetrit që mblodhi liderë botërorë dhe qindra mijëra të tjerë, dhe një periudhë nëntëditore zie po vazhdon përpara se të fillojë konklava.
Konklava pritet të zhvillohet midis datave 5 dhe 10 maj, në përputhje me rregullat e Kishës Katolike.
Ata vizitorë që arritën të hynin të dielën në Kapelën Sistine e konsideruan veten me fat, pasi nuk dihet se sa do të zgjasë konklava dhe sa do të mbetet jashtë kufijve të arritshëm për vizitorët xhevahiri i Muzeut të Vatikanit.
“Mendoj se u ndjemë shumë me fat që ishim në gjendje të ishim grupi i fundit i vizitorëve që erdhën sot, udhëtimi ynë nuk do të kishte qenë i plotë pa parë këtë vend të bukur” tha Sumon Khan, një turist nga Shtetet e Bashkuara.