Dinamo – Egnatia, kjo do jetë finalja e Kupës së Shqipërisë në edicionin e 73-të të këtij turneu. Pas ndeshjeve të kthimit gjysmëfinale, dy skuadrat kanë marrë nga një biletë dhe do kërkojnë trofeun në finalen që do zhvillohet në ‘Arenën Kombëtare’.

Në stadiumin e Elbasanit, Dinamo fitoi 4-3 kundër Vllaznisë në një ndeshje me shumë emocione dhe gjen finalen pas 14 vitesh. Duke qenë se ndeshja e parë në Shkodër ishte mbyllur pa gola, të dyja skuadrat ishin në lojë. Pjesa e parë e sfidës së sotme u mbyll 2-0 për Blutë e Ilir Dajës, të cilët shënuan me Itodon dhe Zabërgjën. Edhe në pjesën e dytë ishin po të njëjtët autorë që e dërguan rezultatin në 4-0, por shkodranët u zgjuan. Gruda, Balaj dhe Kahrimanovic shënuan tre herë duke bërë që minutat e fundit të ishin emocinuese. Megjithatë fitorja i buzëqeshi Dinamos që kalon në finale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu