Ballina Politike “Pse nuk bën debat me Berishën?”, Rama i përgjigjet komentuesit: Me bufin?!...

“Pse nuk bën debat me Berishën?”, Rama i përgjigjet komentuesit: Me bufin?! Ai është në rrëshqitje e sipër

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot komunikimin me qytetarët në rubrikën “Sy m’Sy”. Një nga qytetarët e pyet Ramën se kur do të bëjë një debat me kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha, një praktikë kjo e njohur para zgjedhjeve në shumë shtete.

Kreu i PS ka zgjedhur të përgjigjet me ironi, duke u shprehur se me bufin nuk mund të bëhet debat. “Me kë të bëj debat me bufin e kënetës, je në vete apo jo? Aq më tepër kur bufi është në rrëshqitje e sipër”, tha ai, duke iu referuar kështu lapsuseve të bëra së fundmi nga kryedemokrati në takimet me qytetarët në kuadër të zgjedhjeve. Komunikimin Rama e ka mbyllur me “Më 11 maj ka vetëm një fitues”.

Përballë pyetjes “Çfarë ke bërë në 12 vite?”, Rama renditi disa nga arritjet që, sipas tij, kanë transformuar vendin duke e çuar në prag të Bashkimit Europian”.

“Kemi bërë 1 mijë kilometra rrugë europiane në mbarë vendin. E solla Shqipërinë në pragun e BE-së, kemi ndërtuar shkolla dhe spitale të reja,” tha Rama. Ai shtoi se një listë e plotë e punëve të bëra do të kërkonte “të paktën 10 ditë për t’u treguar”.

Kryeministri u ndal edhe te situata politike, duke kritikuar ashpër opozitën. “Këta nuk dinë të bëjnë opozitë, dinë vetëm të vetëshkatërrohen. Prandaj në zgjedhjet e ardhshme do të marrin rezultatin më të keq që nga viti 1997,” theksoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks