Parakalimet e gabuara në fokus të punës së Policisë Rrugore.

Gjatë 10 ditëve të fundit, Njësia Operacionale e Policisë Rrugore ka intensifikuar monitorimet me dron të akseve rrugore, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, kryesisht të atyre që kryejnë parakalime të gabuara, rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Si rezultat i monitorimit me dron janë evidentuar 1988 parakalime të gabuara dhe janë ndëshkuar me masë administrative 3000 lekë të rinj.

Gjithashtu, janë evidentuar edhe 367 raste të drejtuesve të mjeteve që kanë qarkulluar kundravajtje në karrexhatë, përfshirë kthesat, rakordimet konvekse ose segmente të tjera me fushëpamje të kufizuar. Për këta shkelës janë marrë masat administrative 12.000 lekë të rinj dhe zbritje prej 10 pikësh nga Leja e Drejtimit.

Policia Rrugore apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu