Sali Berisha, lideri i Partisë Demokratike, në ndalesën e radhës në Pukë, ka kritikuar ashpër qeverinë e Edi Ramës dhe ka shpalosur planin e tij për një Shqipëri më të mirë. Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi disa çështje të rëndësishme që ai i sheh si të dëmshme për zhvillimin e vendit.
Ai akuzoi Ramën dhe qeverinë e tij për korrupsion masiv, duke përmendur disa projekte të madhesive që, sipas tij, janë keqpërdorur për pasurimin e grupeve të caktuara, duke përmendur shifra të mëdha parash të humbura nga vjedhjet. Berisha përmendi projekte si tuneli i Llogarasë dhe Unaza e Tiranës, për të argumentuar se shumë investime kanë dështuar për shkak të korrupsionit.
Gjatë prezantimit të kandidatëve ‘PD-ASHM’ në qytetin e Pukës, Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha e nisi fjalimin e tij me një përshëndetje të përzemërt për qytetarët e pranishëm, udhëheqësit politikë të qarkut Shkodër, kandidatët për deputetë dhe drejtuesit lokalë të Partisë Demokratike.
Para fillimit të aktivitetit, Berisha kërkoi një minute heshtje në nderim të Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta ditën e sotme. Kryetari i PD, Sali Berisha e cilësoi Papa Francceskun si një “kolos të mendimit, të besimit dhe të dashurisë për njeriun”, si dhe një mik të madh të shqiptarëve. Berisha theksoi se me ndarjen nga jeta të Papa Françeskut, krishterimi dhe mbarë njerëzimi kanë humbur një figurë të shquar.
Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë prezantimit të kandidatëve në Pukë/Fushë-Arrëz u shpreh se 11 maji është një ditë vendimtare për Shqipërinë dhe një mundësi për të rikthyer dinjitetin e shqiptarëve. Berisha akuzoi qeverinë Rama për keq-qeverisje dhe korrupsion, dhe e krahasoi me vendet e tjera të rajonit që kanë rritur ndihmat për qytetarët e tyre. Berisha shpjegoi se, ndërsa pensionet dhe rrogat në Shqipëri janë më të ulëta se në vendet fqinje, qeveria shqiptare nuk ka bërë asgjë për të përmirësuar kushtet e jetesës për pensionistët dhe punonjësit.
Berisha kujtoi se, për të blerë po të njëjtat mallra që blinin në vitin 2013, pensionistët do të duhej të kishin një pension më të lartë, duke shtuar se pensionet dhe rrogat në Shqipëri janë mbetur pas. Ai gjithashtu kritikoi shpërndarjen e buxhetit të vitit 2025, duke e akuzuar Ramën për shpërdorim të fondeve dhe të pasurisë publike.
Lideri opozitar, Sali Berisha premtoi rinovimin e infrastrukturës në Pukë dhe krijimin e kushteve më të mira për biznesin, duke përfshirë ndërtimin e tunelit Rreps-Gjegjan. Berisha akuzoi qeverinë aktuale për premtimet e pabazuara dhe për keqmenaxhimin e shëndetësisë, duke theksuar se shqiptarët shpenzojnë shumë për ilaçe dhe kujdes shëndetësor. Berisha premtoi gjithashtu se pas 11 Majit, do të krijohet një sistem rimbursimi ilaçesh si në Itali dhe do të sigurohet mbështetje e madhe për bujqësinë, duke dyfishuar subvencionet për fermerët dhe duke përmirësuar prodhimin bujqësor. Kryetari i PD theksoi pasuritë minerale të Pukës si një mundësi për zhvillimin e mëtejshëm të rajonit.
Lideri demokrat, Sali Berisha kritikoi me tone të ashpra opozitën e opozitës për qëndrimin e saj të pasigurt dhe për lidhjet e dyshimta me Edi Ramën, duke i quajtur “paterica” të qeverisë.
Berisha premtoi se pas 11 Majit, Shqipëria do të ndjekë një politikë të re, ku do të investohet në zhvillimin e energjisë dhe bujqësisë, duke mbështetur Pukën dhe qytetarët e saj. Kryetari i PD, Sali Berisha gjithashtu premtoi mbështetje për fëmijët dhe gratë, duke ofruar ndihmë financiare për ata dhe duke luftuar për të mbajtur të rinjtë në Shqipëri.
Zyra shtypit PD