Politika uron gjithë besimtarët e krishterë në mbarë vendin që kremtojnë sot festën e Pashkës. Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale foton e një fëmijë që mban një qiri në dorë, ndërsa ka shkruar: Për shumë vjet Pashkët!

Një ditë më parë, edhe presidenti Bajram Begaj përcolli një mesazh urimi, teksa shkruante se “Ky kremtim i shpresës dhe i ringjalljes është dëshmia se jeta dhe mirësia triumfojnë mbi vdekjen dhe të keqen, se drita e mund errësirën, se virtytet dhe vlerat mposhtin ligësinë dhe antivlerat.”

Ish-kryeministri pasi uroi festën për gjithë besimtarët bëri dhe dy premtime për komunitetet fetare që do të realizohen nëse ai fiton në zgjedhjet e 11 majit.

“Gëzuar të gjithë besimtarëve ortodokse. Jam i nderuar të jem këtu. Pas Krishtit mbret besimet fetare kanë ringjalljen e dytë në Shqipëri. Meritat tuaja janë të mëdha. E ngritët nga hiri në kushte të vështira. Psikologjia ateiste është fatkeqe për njeriun, e përjashton atë nga disa shtylla bazë të ndërgjegjes. Përkushtimi ndaj Zotit dhe njeriut bëri që këto institucione të ngrihen nga shkrumbi dhe janë një institucion i rëndësishëm. Kudo dora e Kishave dhe Xhamive e Teqeve tek ata që janë në gjendje të pamundur është reale me të gjitha mundësitë. Ne do të bëjmë dy gjëra. Do dyfishojmë fondin për komunitetet fetare. Ky fond ka mbetur aty ku ishte. Është e domosdoshme të dyfishohet. Brenda mandatit që vjen, ne do të zgjidhim problemin e pronave për institucionet fetare dhe gjithë shqiptarët. Ne kemi marrë angazhim që çështja e pronave të marrë përgjigje përfundimtare, duke angazhuar të gjithë potencialin e shtetit”, tha Berisha.

Këtë vit, besimtarët katolikë dhe ortodoksë festojnë Pashkët në të njëjtën ditë. Pashkët konsiderohen si festa më e rëndësishme në kalendarin e krishterë, simbol i fitores mbi vdekjen, rilindjes dhe shpresës. Megjithatë, jo gjithmonë festohet në të njëjtën datë nga të gjithë të krishterët. Arsyeja qëndron tek kalendarët e ndryshëm që përdorin Kisha Katolike dhe ajo Ortodokse.

Katolikët ndjekin kalendarin Gregorian, të vendosur në vitin 1582 nga Papa Gregori XIII për të korrigjuar pasaktësitë e kalendarit Julian. Kisha Ortodokse vijon të përdorë kalendarin Julian, i cili është 13 ditë prapa atij Gregorian. Megjithëse të dy traditat mbështeten në të njëjtin parim për llogaritjen e datës së Pashkëve,  të dielën pas Hënës së plotë që vjen pas ekuinoksit të pranverës, dallimet në kalendarë dhe në mënyrën e përcaktimit të Hënës kishtare bëjnë që datat të mos përputhen. Në vitin 2025, megjithatë, përputhja astronomike dhe kalendarike ka ndodhur natyrshëm: ekuinoksi i pranverës bie më 20 mars, Hëna e plotë pas tij më 13 prill, dhe e diela që pason është 20 prilli – një datë që përkon në të dy sistemet e llogaritjes.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu