Ballina Politike Mbërrijnë zarfet e para me votat e diasporës, Rama ndan foton e...

Mbërrijnë zarfet e para me votat e diasporës, Rama ndan foton e familjes shqiptare: Jua shpërblefsha me pasaportën europiane

Ditën e djeshme kanë mbërritur në shqiptarët në diasporë fletët e para të votimit për zgjedhjet e 11 majit.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale foton e një familjeje emigrantësh shqiptarë që pozojnë me zarfin e fletës së votimit.

“Sa prekëse e njëkohësisht frymëzuese kjo foto kaq simbolike e një familjeje shqiptarësh të Europës, për përpjekjen tonë të përbashkët për Shqipërinë 2030 në BE.

Faleminderit me mirënjohje dhe ju’a shpërblefsha me pasaportën europiane të Shqipërisë e me një Shqipëri zonjë në Bashkimin Europian, e cila për çunin e vogël dhe bashkëmoshatarët e tij të mos jetë më kurrë një vend banorësh të dorës së dytë të Europës”, shkruan ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks