Shkarkimi i zonjës Vildana Gushta Kazazi nga detyra e Drejtoreshës së Gjendjes Civile në Shkodër është një akt i pastër hakmarrjeje politike, që tregon fytyrën e vërtetë të pushtetit arrogant dhe antidemokratik që përfaqëson Benet Beci dhe rilindja. Ky vendim është një goditje direkte jo vetëm ndaj përfaqësuesve të opozitës, por shkon përtej, pasi synon të shuajë zërin e lirë në administratë, duke e mbajtur nën presion. Vildana Gushta nuk është vetëm një profesioniste e përkushtuar, por edhe një zë i fuqishëm i Partisë Demokratike në Shkodër, që ka mbrojtur interesin publik me dinjitet dhe pa kompromis. Shkarkimi i saj, pa asnjë arsye ligjore apo profesionale, është dëshmia më e qartë se në Shkodër po instalohet një model i ri i spastrimeve politike, që ka për synim t’i mbyllë gojën opozitës dhe të kontrollojë çdo cep të administratës vendore. Por nuk kanë për t’ja dalë dhe përgjigjen do ta marrin me 11 Maj, pasi do të kenë fatin e parardhësve të tyre, që për 45 vite nuk kursyen asgjë, por se nënshtruan shpirtin e lirë të shkodranëve. Sot çdo qytetari, përtej bindjeve politike, i lind detyra të mos qëndrojë indiferent përballë kësaj padrejtësie. Demokracia fillon aty ku ndalet frika. Ne nuk do të lejojmë që Shkodra, zemra e qëndresës demokratike, të kthehet në një shërbëtore të pushtetit politik të radhës.
#voto1
#partiademokratike
#aleancapershqiperinemadheshtore
#votobardhspahia