Qarku i Shkodrës pritet të përballet me disa zhvillime të forta këto javë, që lidhen me hetimet për krimet zgjedhore. Burime për Newspower.al, bëjnë me dije se strukturat e posaçme të ngritura për goditjen e krimit elektoral janë në fazën finale të një serie hetimesh të nisura prej ditësh, të cilat pritet të konkretizohen me masa të rënda ndaj disa individëve me peshë në skenën politike dhe elektorale të Shkodrës.

Në këtë operacion paralel, përfshihet edhe Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e cila ka intensifikuar hetimet në terren, në bashkëpunim me institucionet e tjera ligjzbatuese.

Sipas të njëjtave burime, objekt i këtyre hetimeve janë persona të përfshirë në aktivitete që lidhen me manipulimin e procesit zgjedhor dhe blerjen e votës, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që në ditët në vijim të ketë arrestime apo masa të tjera ndëshkuese.

Ky zhvillim pritet të ndikojë në zgjedhje dhe klimën në tërësi politike. Newspower.al mëson se kandidatë të caktuar po mbështeten nga bota e errët e krimit, ndërsa individ të tillë pretendojnë të jenë nesër në kuvend zëri i qytetarëve dhe té marrin vendime për to. /newspower.al.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu