Kreu i qeverisë, Edi Rama, gjatë rubrikës “Sy m s’y” ditën e sotme ka ironizuar sërish opozitën dhe Chris LaChivita, i cili do të drejtojë fushatën e Partisë Demokratike. Një qytetar i tha “të presë derisa të zbresë sherifi në qytet”, duke iu referuar LaChivita. Rama u përgjigj shkurt, duke i thënë të presë 11 majin, ditën e zgjedhjeve parlamentare.

“O të marrsha të keqen unë ty. Nuk po bëj asnjë koment. Ja erdhën zgjedhjet e do ta shohësh kush do të zbresë e kush do të bjerë”, tha Rama.

“Do fitosh 77 deputetë?”, ishte një prej pyetjeve të adresuara në Facebook. Shefi i qeverisë tha se nuk e di, por mund të fitojnë edhe më shumë se 77 mandate, pasi janë çdo ditë në terren me qytetarët dhe e dinë se çfarë presin më 11 maj.

“Nuk e di, mund të jenë dhe më shumë. Do ta shkruaj në Kuç atje tek ai lokali. Kur unë them këto thoni “i ka vjedhur”. Jo! I keni parë çdo natë ato celulat e PS. Ne punojmë çdo natë, komunikojmë me njerëzit, popullin. Ne jemi thujse 1 milionë. Dhe ne jemi në komunikim, jo mediatik, jemi me njerëzit. Prandaj e dimë se çfarë do të presim ditën e votitmit. Partitë serioze e dinë përpara se çfarë duhet të presin në zgjedhje”, tha Rama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu