Në një lëvizje që po interpretohet si hakmarrje politike, kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka shkarkuar nga detyra Vildana Gushtën, drejtuese e Zyrës së Gjendjes Civile në këtë qytet. Vendimi ka ardhur me arsyetimin “për pjesëmarrje në aktivitete politike”, pa u dhënë më shumë detaje mbi natyrën apo kontekstin e këtyre aktiviteteve.

Burime pranë bashkisë konfirmojnë se vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë, ndërsa emri i zëvendësuesit ende nuk është bërë publik. Shkarkimi i Gushtës ngre pikëpyetje mbi motivet reale të këtij vendimi. Benet Beci, i zgjedhur në krye të bashkisë në zgjedhjet e fundit vendore, ka qenë në qendër të vëmendjes për disa vendime të debatueshme, të cilat kritikët i cilësojnë si goditje ndaj administratës së mëparshme. Ndërkohë, vetë Vildana Gushta nuk ka dhënë ende një reagim publik, por burime të afërta me të bëjnë të ditur se ajo e konsideron shkarkimin të padrejtë dhe me prapavijë të pastër politike. Ky rast u denoncua edhe ne nje emision televiziv nga kandidati per deputet Ted Kopliku. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu