Drejtuesja politike e PD për diasporën, Jozefina Topalli, mbajti një fjalim në takimin e PD në Londër, ku i bëri thirrje shqiptarëve të bashkohen për të votuar më 11 maj. Ajo theksoi se ky nuk është thjesht një vendim politik, por një mundësi për të shpëtuar kombin shqiptar nga një realitet i rëndë. Topalli theksoi se nëse nuk merret një vendim i fuqishëm në këtë datë, Shqipëria rrezikon të mbetet pa shqiptarë.

Ajo kujtoi se shifrat e emigracionit, me një milion shqiptarë të larguar në dekadën e fundit, përbëjnë dramën më të madhe që mund t’i ndodhi një kombi. Sipas Topallit, shqiptarët nuk kanë ikur për lukso, por sepse i është mbyllur dera e shpresës dhe mundësive për një të ardhme në atdhe. Ajo apeloi për një ndryshim të fuqishëm, duke nënvizuar se më 11 maj është momenti për të përmbysur këtë realitet të dhimbshëm.

Jozefina Topalli: Kur vendi, vendlindja ka nevojë, bijtë e Shqipërisë janë gjithmonë aty për t’i ndihmuar, dhe ju jeni sot aty, dhe unë jam sot këtu për t’ju thënë ejani më 11 maj, ejani në Shqipëri më 11 maj, për të votuar për kombin.Jozefina Topalli: Kur vendi, vendlindja ka nevojë, bijtë e Shqipërisë janë gjithmonë aty për t’i ndihmuar, dhe ju jeni sot aty, dhe unë jam sot këtu për t’ju thënë ejani më 11 maj, ejani në Shqipëri më 11 maj, për të votuar për kombin.Jo thjeshtë për një vendim politik, jo thjeshtë për një rrotacion politik, por për të votuar për kombin, për të cilin nëse ne nuk marrim një vendim të fuqishëm më 11 maj, rrezikon të mbesë pa shqiptarë. Jo thjeshtë për një vendim politik, jo thjeshtë për një rrotacion politik, por për të votuar për kombin, për të cilin nëse ne nuk marrim një vendim të fuqishëm më 11 maj, rrezikon të mbesë pa shqiptarë.

Ju, një prani kaq e madhe e juaja tregon për një histori dramatike të vendit tonë gjatë viteve të fundit.

Nuk është më sikur shqiptarët largoheshin nga diktatura duke hyrë nëpër ambasada, por është po aq rëndë, në 10 vjet, 12 vjet, në një dekadë, të ikin 1 milion shqiptarë, është drama më e madhe që mund t’i ndodhë një kombi.

Dhe unë e di mirë se asnjë prej shqiptarëve, as ju që jeni këtu në Londër, as ato që janë në Nju Jork, as ato që janë në Gjermani, në Itali, në Greqi dhe në ende të tjera, ato nuk kanë ikur nga luksi, ato kanë ikur se i është mbyllur një derë në fytyrë, ata kanë ikur se nuk i është dhënë asnjë shpresë dhe asnjë perspektivë për të ardhmen, ato kanë ikur sepse ato nuk kishin asnjë mundësi për të ndërtuar jetën e tyre në vendin e tyre.

Ne kemi mundësinë që më 11 maj të bëjmë një rrotacion dhe të përmbysim një realitet i cili është gjeja më e rëndë në historinë e kombit tonë.

lg.php.gif

lg.php.gif

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu