Reshjet e debores janë rikthyer në zonat malore të qarkut Shkodër. Aktualisht, akset Boge – Theth, Tamare – Vermosh dhe Puka po përballen me reshje të dendura dëbore. Borepastrueset janë duke punuar intensivisht për pastrimin e akseve dhe për të siguruar kalueshmërinë e rrugëve, por autoritetet kërkojnë kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve.

Për shkak të kushteve të ndryshueshme të motit dhe rrugëve të mbuluara me borë, kërkohet përdorimi i gomave dimërore dhe një mënyrë e kujdesshme e drejtimit të mjeteve në këto akse. Drejtuesit e mjeteve janë të ftuar të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë masat e sigurisë gjatë lëvizjes në këto zona.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu