Veri-Jug ka udhëtuar në kryeqendrën e veriut të Shqipërisë, në Shkodër dhe është ndalur në dy familje zanatçinjsh të vjetër. Në dyqanin e vogël të Xhevdet Cenit, këpucbërës dhe tek Myzafer Duraku, riparues biçikletash ose biçiklist.

Ndiqni hap pas hapi magjinë e punës, krijimin e këpucëve të reja disa prej të cilave kanë shkuar deri në Amerikën e largët dhe pasionin e një biciklisti që mban në muret e servisit një fotografi të rrallë, dy biçiklistë fotografuar nga studio Marubi në vitin 1897.

Xhevdet Ceni, këpucar i vjetër në lagjen Perash të Shkodrës, rrëfen historinë e punës dhe zanatit të këpucbërësit, prej më shumë se 60 vjetësh.

Myzafer Duraku, mjeshtër në riparimin ne biçikletave në qytetin e tij të vendlindjes, thotë se zanatin e punës e ka trashëguar nga babai I tij dhe me këtë zanat ai mund të mbajë ekonomikisht familjen e tij./ shqiptarja.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu