Ballina Aktualitet PE: Mos minoni punën e SPAK! Raporti për Politikën e Jashtme dhe...

PE: Mos minoni punën e SPAK! Raporti për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë: Intensifikoni reformat! Politika të dialogojë

Parlamenti Evropian vlerëson arritjet e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, teksa vë theksin tek ambicia për përmbylljen e negociatave brenda vitit 2027.

Në raportin vjetor mbi implementimin e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, hartuar nga eurodeputeti David McCallister, Parlamenti Evropian kërkon intensifikim të mëtejshëm të reformave dhe të mos minohet puna e SPAK.

Parlamenti Evropian përshëndet ambicien e Shqipërisë për të përmbyllur me shpejtësi negociatat e anëtarësimit; nënvizon nevojën për të intensifikuar më tej reformat për të adresuar mangësitë që vazhdojnë të jenë të pranishme në lidhje me ‘themelet’, veçanërisht për sa i përket sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; paralajmëron kundër çdo përpjekjeje për të minuar punën e institucioneve të pavarura, siç është Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)”.

Ndërsa vendi ndodhet para zgjedhjeve parlamentare, Parlamenti Evropian i bën thirrje gjithë politikës shqiptare që të tejkalojë polarizimin e fortë përmes rrugës së dialogut.

Parlamenti Evropian thekson rëndësinë e një pluralizmi politik funksional dhe një opozite konkurruese dhe bën thirrje për dialog dhe angazhim konstruktiv midis shumicës dhe opozitës, për të kapërcyer polarizimin e theksuar politik në vend dhe për të nxitur procese demokratike gjithëpërfshirëse që respektojnë të gjitha palët, përfshirë pakicat greke, rome dhe egjiptiane në vend”.

Raporti i Parlamentit Evropian vlerëson përputhjen e plotë të vendit tonë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe me masat kufizuese të BE kundër Rusisë dhe Bjellorusisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks