Kandidati per deputet i PD per qarkun Shkoder Bardh Spahia ka reaguar ne lidhje me viziten e kryeministrit Rama ne Shkoder. Spahia ne rrjetin social shkruan se shkodranet nuk kane bere dhe nuk do te bejne pakt me te keqen dhe Rama do ta marre pergjigjen me 11 Maj.

Statusi i plote:

Kriminelët dhe të korruptuarit janë prej vitesh shtylla e pushtetit politik të PS-së në Shkodër. Por tani që aleanca kriminalo-socialiste në Shkodër po shpërbëhet, Rama ka filluar sulmin ndaj PD-së. Me arrogancën që tregon ndaj PD-së ai përpiqet të mbulojë shpërfilljen e tij të thellë për shkodranët, dinjitetin dhe kulturën e tyre. Ne duhet ta injorojmë këtë bullizues arrogant. Ne Shkodranët nuk kemi bërë dhe nuk do të bëjmë as këtë herë paqe me të keqen. Ne duhet të shohim përpara. Ne duhet ta kthejmë Shkodrën në madhështinë e saj të dikurshme, kur ishte kryeqendër e shqiptarëve. Me këtë ëndërr duhet të bashkohemi dhe votojmë ndryshimin më 11 maj.

#11majvotoPD

#shqipëriamadhështore

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu