Kryeministri Edi Rama në Shkodër, krah ministrit të shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Maznikut dhe Blendi Gonxhes Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit po prezantojnë ‘Paketën e Maleve”. Rama u shpreh se i jep një mbështetje të posaçme, të gjithë atyre që duan të rikthehen në tokat e të parëve për të bërë sukses ekonomik për familjen e tyre.
“Është paketë që adreson ëndrrën dhe dëshirën për t’u kthyer në tokën e të parëve”, tha Rama. Ligji i ri i sapomiratuar i hap rrugë investimeve në agroturizëm e turizëm malor, duke i dhënë një mundësi reale, e mbështetje të posaçme, të gjithë atyre që duan të rikthehen në tokat e të parëve për të bërë sukses ekonomik për familjen e tyre. Kjo u vjen në ndihmë pronarëve që quhen posedues faktik që nuk kanë dokumentet e pronësisë të regjistruar që janë të regjistruar të investojnë. Ka shumë në veri, në jug por dhe në Shqipërinë e mesme. Kushdo që e ka pronën dhe nuk ka sherr me kufitarët mund të marrë nga këshilli bashkiak vërtetimin se zotëron pronën. Me këtë disponon një leje zhvillimore dhe më pas të lidhësh marrëveshje me ministrinë e Ekonomisë duke paguar 1 euro dhe regjistruar pronën në momentin kur mbaron investimi.
Çdo gjë që lind, në aspektin e konfliktit është barrë e shtetit. Është shumë e thjeshtë. 500 përfituesit e parë 10 vjet do të zhvillojnë pronësinë pa asnjë taksë. “Ligj që kapërcen vonesat në zhvillimin e pronës në territoret malore sidomos atje ku pronarët e ligjshëm nuk e kanë pranuar 7501 dhe kanë këmbëngulur që toka t’ju njihet e ndarë siç ato janë dakordësuar me njëri tjetrin duke u kthyer në kufijtë e paracaktuar nga të parët e tyre. Ne bëmë një përpjekje të ndërmjetme me ligj por edhe ai ka shfaqur problematika që lidhen me faktin që një pjesë e të interesuarve janë këtu dhe kjo ka vonesat e hallkat e veta të vështirësisë. Paketa e maleve nuk është një paketë që adreson çështjen e pronës bë tërësi por ëndrrën dhe dëshirën për t’u kthyer në tokën e të parëve.
Logjika e paketës është që është pronarëve që quhen posedues faktikë, pronarë pra jo zaptues, që nuk kanë letrat e dokumentet e pronësisë të regjistruar, janë shumë dhe janë të dëshiruar të investojnë. Ka plot nga veriu në jug, por nga ana tjetër e padiskutueshme është që nuk ka një pikë të Shqipërisë ku të mos jetë e mundur që të bësh sukses nëpërmjet agroturizmit. Mjafton syri i bashkisë për të verifikuar nëse jemi në kushtet e një trashëgimtari të ligjshëm apo jo”, tha ai.