Kryeministri i vendit, Edi Rama ditën e sotme është ndalur në Shkodër ku ka vijuar takimet me atë që ai e quan “Skuadra e re për Shqipërinë në BE”. Kreu i qeverisë, Edi Rama tha se është një skuadër që mbulon pritshmëritë dhe përfaqëson të gjitha kategoritë. Duke u ndalur te kundërshtarët politikë, Rama tha se përballë kanë vetëm horizontin e BE-së, ndëra opozita ndodhet mbrapa PS.
Kryeministri Rama: Është një skuadër që mbulon pritshmëritë dhe përfaqëson të gjitha kategoritë. U flet të gjithëve pavarësisht moshës, gjinisë, prejardhjes. Të gjithë e kanë mundësinë të gjejnë në këtë skuadër atë që kërkojnë. Ky është një avantazh i madh për ne krahasimisht me ata që kemi përballë, më saktë ata që kemi mbrapa se ne përballë kemi vetëm horizontin e BE. S’kemi kundërshtarë përballë, i kemi mbrapa prandaj dëgjojmë vazhdimisht zhurma, klithma, sharje, mallkime dhe lehje.
“Na duhet mbështetja e socialistëve dhe demokratëve të Shkodrës që janë kthyer prapë te ca personazhe. Si mund të insistohet në të njëjtin budallëk. Ca personazhe që të vjen zor ti përmendësh dhe emrin që i kanë vënë në listën e kënetës. Kënetë e vërtetë. Nëse ka akoma një vend që e tregon vetë vendi se ca është këneta, ka qenë Shkodra deri para se Beneti të vinte këtu dhe nëse ka një kartëvizitë. këneta është lista e deputetëve të Shkodrës, përjashto vetëm një person që është zonja që është në parlament për të cilën kam respekt. Të tjerët janë personazhe qesharakë, groteskë. S’ka lidhej me çfarë i duhet Shkodrës, Shqipërisë dhe ca i duhet të gjitha shtresave dhe kategorive, njerëz kot pa lidhje”, tha Rama.
Kryeministri tha se duhet të bëjnë shumë për Shkodrën, pasi kryeqendra e veriut është lënë mbrapa për shumë kohë.