Prokuroria e Tiranës merr të pandehur Drejtorin e IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça. Prokuroria e Tiranës e akuzon Ervin Muçën për ‘Hyrje të paautorizuar kompjuterike’.
Ervin Muça akuzohet se kopjoi bazën e të dhënave TIMS, që regjistron hyrje-daljet e qytetarëve jashtë vendit. Prokuroria ka veçuar çështjen dhe po heton për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.