Ballina Kronike Shkodër/ Policia Finalizon Operacionin “Vendtakimi”, Arrestohet 20-Vjeçari me Armë Zjarri

Shkodër/ Policia Finalizon Operacionin “Vendtakimi”, Arrestohet 20-Vjeçari me Armë Zjarri

Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Vendtakimi”.

Lëvizte me automjet, për të shitur një armë zjarri, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit pushkë me municion luftarak.

Në kuadër të aksioneve të njëpasnjëshme të Policisë, me objektiv identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që posedojnë armë zjarri, pa leje, dhe përbëjnë rrezik për sigurinë publike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër finalizuan operacionin “Vendtakimi”.

Gjatë operacionit, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi Mateo Ndreu 20 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri.

Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme ndërhynë menjëherë për të ndaluar në lagjen “Skënderbeg”, automjetin me të cilin lëvizte shtetasi Mateo Ndreu. Nga kontrollet, u gjet në çantën e këtij shtetasi, një armë zjarri pushkë me municion luftarak, e cila posedohej pa leje, me qëllim shitjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të metejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks