Nuk ka surpriza në “Loro Boriçi” ku Vllaznia fiton 2-1 dhe i shkakton humbjen e tretë rresht Bylisit. Herald Marku në pjesën e parë dhe një goditje pa pretendime e Jonuzit në të dytën në bashkëpunim me gafën e Teqjes, vendosën fatin e takimit të Shkodrës.

Golin e vetëm për mallakastriotët e shënoi Kaçorri pak minuta nga fundi duke e mbajtur të ndezur deri në fund ndeshjen por muri shkodran rezistoi dhe ruajti me fanatizëm tre pikët shumë të nevojshme për Vllazninë pas dy ndeshjeve pa fitore në kampionat.

Skuadra e Josës shkëputet pikërisht nga Bylisi me tre pikë më shumë pasi në prag të kësaj sfide të dyja skuadrat numëronin nga 11. Sukses që vjen pas dy ndalesave në kampionat për kuqeblutë, momentalisht 5 pikë larg Partizanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu