Ballina Kronike Katër të rinjtë u dogjën brenda automjetit/ Shpejtësia e lartë dhe mungesa...

Katër të rinjtë u dogjën brenda automjetit/ Shpejtësia e lartë dhe mungesa e ndriçimit në rrugë, shkak i aksidentit në Fushë-Prezë

Enejdi Laçi, 25 vjeç, Erildi Laçi, 20 vjeç, Enrikejd Kurti, 24 vjeç dhe Andi Laçi, 22 vjeç, janë katër të rinjtë të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik në Fushë-Prezë. Aksidenti ndodhi rreth orës 23:50, në Fushë-Prezë. Automjeti, i cili drejtohej nga 25-vjeçari Enejdi Laçi u përplas me një betoniere dhe më pas shpërtheu në flakë. Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, nuk mund të bëhej asgjë për të rinjtë të cilët u dogjën brenda makinës. Policia ka shoqëruar drejtuesin e betonieres, Aleksandër Krrashi, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks