Muriqan/Kontrolle intensive nga Policia Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I akuzuar nga autoritetet maqedonase, për grabitje, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 51-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në dalje të pkk Muriqan dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin maqedonas:

N. A., 51 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Shkupi, pasi Gjykata Primare e Shkupit, më datë 01.06.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Grabitja”.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Shkupin, për ekstradimin e 51-vjeçarit, në Maqedoninë e Veriut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu