Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër

Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një shtetas duke keqtrajtuar një të mitur, sqarojmë se:

Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë kanë kryer veprimet hetimore për rastin dhe kanë identifikuar shtetasin F. P., i cili shfaqet në video duke keqtrajtuar fëmijën e tij.

Në përfundim të veprimeve për rastin, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në penal për shtetasin F. P., 44 vjeç, banues në Velipojë, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër falënderon mediat dhe qytetarët, për denoncimet dhe bashkëpunimin me Policinë, dhe i fton ata që të vijojnë të denoncojnë rastet e dhunës dhe të çdolloj paligjshmërie, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të menjëhershëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu