Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka ironizuar Lulzim Bashën përmes një videoje në Facebook. Basha ditën e djeshme i dërgoi një mesazh kryeministrit dhe i kërkoi që “të dilte nga bodrumi”, pasi sipas Bashës kryeministri është i frikësuar.
“O Rame kishe pyetur ku është Luli?”, thotë Basha në videon e shpërndarë dje në rrjetet sociale.
Rama: Po mor Lul si mos pyes për ty, na thave sytë. Po si thanë “vdiq Luli”. Vetëm unë nuk e besova, se e di që ti je i pavdekshëm. Stres zero, gjumi top, 7×7 bëjnë 42 dhe s’e luan topi. Ku ka vdekje të të afrohet ty.
“Ja ku e ke Lulin, me Orjola Pampurin, me demokratët euroatlantikë. Në “Ali Dem” jemi, takim për zgjedhjet”, thotë Basha në mesazhin drejtuar kryeministrit ditën e djeshme.
Rama me nora ironie thotë se më në fund i ka ndezur motorët.
Rama: I madh je, po shyqyr mor Lul. Bravo Orjolës dhe euroatlanitkëve që s’të kanë lënë vetëm sepse misioni yt për të më rrëzuar mua duhet të vazhdojë. Kush vjen me ty fiton, edhe kur humb fiton, prandaj forca.
“Po ti ku je mo Ramë”, vijon Basha.
Rama: Aty ku më ke lënë Lul, sipër çadrës tënde. Ti poshtë meje duke kënduar himnin kombëtar dhe unë që punoja lart me zërin tënd në sfond.
“Ec mo Ramë dil nga bodrumi, mos rri në bodrum. Pse ke frikë o Ramë”, thotë Basha.
Kreu i qeverisë vijon me ironinë dhe thotë se është i trembur pasi Basha do të fitojë sërish në zgjedhje.
Rama: Halla sepse e meriton. Vetëm bëhu i gjallë mo burrë, mos mu nda tani. Hajde vëllai, forca demokratët euroatlantikë. Erdhi dita, Rama ik!