Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. L., 48 vjeç, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin pa targa, të cilin e drejtonte pa leje. Si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga dhe është dëmtuar 48-vjeçari, i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore, është larguar në banesë.

Ditën e djeshme, kanë kallëzuar shtetasit:
-A. N., 60 vjeç, se në afërsi të sheshit “Demokracia”, i kanë vjedhur motomjetin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve;
-M. B., 38 vjeçe, me detyrë përgjegjëse në Shtëpinë e Fëmijës, se me datë 10.03.2025, është larguar nga kjo qendër, 16-vjeçar. Punohet për gjetjen e të miturit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu